Këta janë kandidatët për kryetar të komunës së Klinës

Pak më shumë së tre muaj kanë mbetur deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Partitë politike tashmë kanë nisur t’i prezantojnë kandidatët më të cilët synojnë të marrin drejtimin e komunave të ndryshme të vendit.

E, një garë mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në komunën e Klinës. Kjo për shkak të rezultatit të ngushtë mes partive në zgjedhjet e fundit lokale dhe qendrore.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila qeverisë në këtë komunë, e ka nominuar për kryetar të Klinës, kryetarin aktual, Zenun Elezaj.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka bërë publik kandidatin e saj.

Gazeta ka biseduar me kryetarin e PDK-së në Klinë, Sokol Bashota i cili ka thënë se ende nuk është vendos se kush do të jetë kandidat nga ky subjekt për të parin e qytetit.

Ish kryetari i Klinës për disa mandate thotë se nuk ka ambicie që të kandidoj për kryetar të kësaj komune, por deklaron se nëse vendos strukturat e partisë, ai do ta respektoj vendimin.

“Ende nuk kemi vendos. Kemi pas angazhim rreth konventës. Tash vendos kryetari i ri. Kohë ka ende. Unë ambicie nuk kam, por nëse vendosin strukturat dhe kryesia mund të kandidoj”, ka thënë Bashota.

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë përmendur disa emra si kandidat potencial për të synuar drejtimin e Klinës, ndër ta janë edhe Zafër Gashi Xhevxhet Berisha Iber Elzaj

LDK në anën tjetër, tanimë e ka zyrtarizuar Besim Hotin kandidat nga ky subjekt për kryetar të Klinës.

Nisma Socialdemokrate pritet të nominoj drejtorin e bujqësisë në këtë komunë, Naser Morina.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. Afati i deklarimeve të koalicioneve në KQZ ka përfunduar tash e disa ditë./