“E mundëm Perëndimin pa asnjë të shtënë” – Rusia reagon pas tërheqjes së trupave nga kufiri me Ukrainën

Ndërkohë që Moska ka njoftuar tërheqjen e një pjese të trupave nga kufiri me Ukrainën duke bërë që bota të marrë frymë më lirisht, zëdhënësja e ministrisë se Jashtme të Rusisë ka akuzuar perëndimin se manipuluan me alarmin për një sulm të mundshëm rus mbi ish-republikën sovjetike.

Në një njoftim në Telegram sipas BBC, Zëdhënësja Maria Zakharova tha: “15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita kur propaganda e luftës perëndimore dështoi. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa asnjë të shtënë.

Ky koment i saji lexohet si pjesë e propagandës së brendshme ruse për të bindur qytetarët se vendimi i tërheqjes ishte pozitiv për Rusinë.

Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi.