“Njeriu kryesor më tu bë në Qeveri Driton Selmanaj, është goxha problem”

Driton Selmanaj nuk e meriton postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Hoti. Kështu ka thënë ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Tërmkolli është shprehur se Driton Selmanaj nuk ka kapacitet për këtë post.

Ajo është shprehur se nuk ka diçka personale më të, mirëpo nuk e meriton këtë post.

Sipas saj, Selmanaj ka qenë një deputet i mirë.

“Njeriu kryesor më tu bë në Qeveri Driton Selmanaj, është goxha problem. Skam kurgjo personale me të, është deputet shumë i mirë por me ta qitë në krye të ekzekutivi është goxha problem, nuk bën kështu nuk funksionon kështu”, është shprehur Tërmkolli në Kanal 10.

Tërmkolli mes tjerash ka thënë se në qoftë se LDK-ja vazhdon t’i ketë në krye këta persona, rrezikon që të mos e kalojë as pragun në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse LDK ka mi pas qeta njerëz në krye, qeta profitera rrezikon mos me kalu as pragun”, tha ajo.

Ish-deputetja e LDK-së ka thënë se dorëheqja e Isa Mustafës në këtë muaj do të ishte e duhura.

“Unë mendoj që brenda këtij muaji LDK duhet ta bëjë një ndryshim të brendshëm. Më e mira do të ishte dorëheqje e kryetarit”, ka thënë Tërmkolli.