Masat në Klinë vendsen tenda afër ambulancës

Komuna e Klinës e cila për dy ditë është në karantinë po vazhdon të forcoj masat ndaj virusit corona.

Lajmi i mirë nga kjo komunë është se deri më tani nuk ka raste të reja të dyshuara për virusin.

QKMF e qytetit është dezinfektuar ndërsa në hyrje të saj janë vendosur tenda për të trajtuar rastet e dyshimta të virusit

Në një bisedë për KALLXO.com Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës Hekuran Sejdiu, ka treguar të rejat e fundit nga Komuna e Klinës.
Sejdiu tha se janë marrë masa tjera parandaluese, ku para QKMF janë vendosur tenda për kontrollim të rasteve eventuale që mund të paraqiten si pasoje e coronavirusit.
“Të gjithë të dyshuarit aty po kontrollohen fillimisht, nëse dikush ka temperaturë dhe ka shenja tipike, nuk i fusim në QKMF fare, e kompletojmë si rast dhe e dërgojmë në spitalin regjional të Pejës” tha Sejdiu.
Klina po vazhdon të mbahet në karantinë pas shfaqjes së një rasti të dyshimtë në këtë komunë. Një shtetase Italiane u kosntatua se barte virusin ndërsa komuna u vendos në karantinë. Deri më tani në Kosovë janë kosntatuar 5 raste të infektuara me virusin tri nga rastet janë nga Vitia një nga Malisheva dhe një nga Klina.