U dënua me 3 vite e 6 muaj burg për vrasje, flet Gani Geci

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burgim për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.

Pas këtij vendimi nga gjykata, Gani Geci ka folur për IndeksOnline.

Ai ka bërë të ditur se ende nuk e ka pranuar aktgjykimin, por se kurdo qe do ta pranojë do ti respektoj Institucionet e Kosovës.

‘’Unë ende nuk e kam marr Aktgjykimin, por unë jam një person që i respektoj  të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqësorin’’, tha ai

Më tutje ai tha se gjyqësori është fjala e fundit e drejtësisë dhe se do ti shoh se cilat janë rrugët ligjore për të bërë ankesë, pasi ai cilëson veten si mbrojtës i pa kursyer i institucioneve të vendit dhe luftëtar për 30 vite.

‘’Duke e ditur se gjyqësori është fjala e fundit e drejtësisë, unë do të shoh rrugët ligjore për ankim, por jam mbrojtës i pa kursyer i institucioneve të vendit tim për të cilat kam luftuar me tërë qenien time që 30 vite’’, deklaroi Geci për IndeksOnline.