Prishet autobusi i “Barileva Turist”, afër 100 udhëtarë mbesin në autostradë afër Budapestit (VIDEO)

Mbi 100 udhëtarë nga Kosova kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë.

Mirëpo sipas tyre, autobusi i kompanisë “Barileva Turist” është prishur në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë në rrugëtim e sipër.

Ata thonë se ka tash e nëntë orë që kanë mbetur në autobusin e prishur, duke pritur që të zëvendësohet automjeti për ta vazhduar rrugën.

Njëri prej tyre, që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se janë pa ngrohje dhe që u janë shpenzuar ushqimet që kanë pasur me vete.