Pritje deri në 4 orë për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, shkojnë deri në katër orë. Gjendje e njëjtë është regjistruar edhe në pikën te Dheu i Bardhë.

Ndërsa më pak se katër orë pritjet janë në pikë kalimin në Jarinje, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq në Muçibabë pritet janë më shumë se 2 orë e gjysmë.

Deri në dy orë pritje ka edhe në Mutivodë.