Reagon Drejtori Loci: Lajmi i rrejshëm, NUK ka CoronaVirus në Pejë!

Drejtori i Shëndetësisë pejane Petrit Loci, ka reguar dhe njëherë duke thënë se deri në këto momente nuk ka të prekur me COVID19 në Pejë.

Ai ka thënë se: “Para pak çastesh nga disa portale është shpërndarë një info për persona të infektuar me Corona Virus në Pejë!

Ju sigurojmë se ky lajm nuk është i vërtet. Rasti të cilit ju kanë refruar portalet ka të bëjë me një iniciativ private për dezinfektimin e një lokali.

Organet përgjegjëse të angazhuara për të menagjuar situaten pandemike e kanë vizituar lokacionin dhe e kanë konfirmuar se aty po bëhet një dezinfektim i hapsirës private si masë parandaluese dhe nuk ka të bëjë me Corona virus.”-deklaroi me kompetencë drejtori Petrit Loci-Udhëheqës i ekipes vepruese.