Varrimi i rapsodit Ali Krasniqi bëhet sot,

Në moshën 84 vjeçare sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur rapsodi i mirënjohur, Ali Ramadan Krasniqi nga Drenoci i Malishevës

Këngëtari popullor Ali Krasniqi ka qenë njëri ndër rapsodët më të njohur në folklorin shqiptar.

Krasniqi së bashku me rapsodët Salih & Feriz Krasniqi për disa dekada kanë kënduar së bashku, duke kultivuar këngën popullore shqiptare.

Ali Krasniqi ka qenë i shquar për mënyrën e interpretimit dhe zërin e veçantë, në repertoarin e tij tashmë janë të arkivuara me qindra këngë popullore të cilat po trashëgohen edhe në gjeneratat e reja.

Ali Krasniqi ka një karrierë të këndimit më se 70 vjeçare përveç këngës nëpër oda ka qenë i njohur edhe si mendimtar e tregimtar popullor.

Megjithëse kohëve të fundit në gjendje të rënduar shëndetësore Ali Krasniqi nuk pushoi së kënduari deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot (22 dhjetor 2022) në ora 15:00, në Drenoc të Malishevës.

!

SHARE