Fëmija në Podujevë vozit veturën, trimërohet të shkelë këmbësorët

Një fëmijë është xhiruar nga një i rritur që me gjasë është familjar i tij, duke vozitur në rrugën mes fshatrave Lluzhan e Tërrnavë të Podujevës.

Në videon shihet se si në veturën që drejtohet nga vogëlushi janë edhe tre persona të tjerë, dy nga ta po ashtu fëmijë.

Ndërsa dëgjohet edhe biseda mes ngasësit të ri dhe të rriturit, teksa flasin me lehtësi se si mund të shkelen këmbësorët që shihen andejpari.