Hajnat në aksion, vjedhin stoli ari e para në një shtëpi në Malishevë

Hajnat po vazhdojnë aksionin e tyre në qytete të ndryshme të Kosovës, përkundër faktit që Policia e Kosovës vazhdimisht janë duke raportuar për persona të arrestuar që dyshohen për vjedhje,

Cak i hajnave mbrëmë ka qenë një shtëpi në fshatin Drenoc të Malishevës, nga ku hajnat kanë arritur të marrin stoli ari, para dhe një armë gjuetie.

Burime të Gazetës brenda policisë në Malishevë kanë bërë të ditur se shuma e arit që kanë vjedhur kap vlerën e 250 eurove, ndërsa para të gatshme janë grabitur 150 euro.