Kush është trajneri i Kosovës Primozh Gliha?

Sot gjatë ditës, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për çështje të ndryshme me rëndësi për futbollin kosovar si dhe për ecurinë e përgatitjeve për edicionin e ri të garave, e ku pas diskutimeve u vendosi që në krye të shtabit teknik të emërohet trajneri, Primozh Gliha.

Glihas do t’i ndihmojnë Afrim Tovërlani, Arbnor Morina, Ahmet Beselica dhe Thomas Richards.

Por, kush është slloveni Primozh Gliha?

Tani 55-vjeçari, nuk është emër i panjohur për Kosovën.

Ai i kishte drejtuar “Dardanët” në vitin 2021, në dy ndeshje.

Primozh Gliha, ishte caktuar si trajner i përkohshëm në vend të Bernard Challades.

Në miqësoren ndaj Jordanisë, ku Kosova humbi me rezultat 2:0 kurse ndaj Greqisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, barazoi me rezultat 1:1.

Gliha ka drejtuar disa skuadra në Slloveni si: Olimpija Ljubjana, Mura, Koper.

Derisa në periudhën 2015-2020 ka qenë në krye të pankinës së Sllovenisë U21.

Ai po ashtu ka pasur një karrierë edhe si futbollist.

Slloveni gjithashtu kishte deklaruar se ka jetuar në Kosovë, ku e kishte kryer edhe ushtrinë.