Milan dhe Juventus kërkojnë Championsin, formacionet e mundshme

Një javë para fundit të kampionatit italian, do të zhvillohet një nga derbit më të madh në Serie A.

Në ‘’Allianz Stadium’’, Juventusi do të jetë nikoqire e Milanit,

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi janë duke kërkuar një vend që dërgon në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Kjo ndeshje do ta përcaktoj vendin e fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve, me ‘’Rosonerët’’ që janë në pozitën e katërt me 64, pesë më shumë se ‘’Zonja e vjetër’’.

Milanit do ti mjaftonte një pikë nga kjo ndeshje për ta siguruar edhe matematikisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve, derisa Juventusit i duhet së paku një fitore 3-0 në ndeshjen e sotme dhe një fitore javën e ardhshme, duke shpresuar në humbjen e Milanit ndaj Veronas.

Ndeshja nis nga ora20:45 dhe këto pritet të jenë formacionet e mundshme.

Juventus: Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Cuadrado, Miretti, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria; Milik.

AC Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Thiaë, Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Diaz, Leao; Giroud.