Edhe pas 21 vitesh, Klina kërkon zbardhjen e fatit të të zhdukurve

21 vjet më parë, forcat serbe ushtarake të ndihmuar nga paramilitarët serbë, në fshatin Kralan të Gjakovës, kanë marrë me vete 87 qytetarë të Klinës, të cilët i kishin ndarë nga popullata dhe nga atëherë asgjë më nuk dihet për fatin e tyre. Pas masakrës së Kralanit pasoi ajo e Pastaselit, ku u rrëmbyen, u ekzekutuan dhe u zhduken 13 qytetarë të Komunës së Klinës, si dhe 35 të tjerë në qytet dhe fshatrat përreth.

“4 prilli është shënuar në kujtesë institucionale, na shërben të gjithë neve për me e kthy tragjedinë në forcë, për me vazhdu jetën e me ecë përpara… Një popull që harron njerëzit e vet, të martirizuar, është i dënuar t’i përsëritet historia… Pa e njohur dhembjen e Kralanit dhe të Klinës, dhe të gjitha vendeve tjera ku u kryen masakra, është vështirë me u njoft e vërteta e Kosovës. Dhe, për këtë të vërtetë, si Kosovë, nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi që udhëheqësit dhe ekzekutorët të sillen para drejtësisë, që të gjendet fati i të zhdukurve të luftës, që shteti të kujdeset në mënyrë institucionale për familjet e martirëve dje të pagjeturve, duke u njohur statusin e tyre me ligj”, 

Në Kralanin famëkeq, hijenat e mbushura me helm hegjemonist, forcat ushtarake e policore serbe i ndalojnë dhe nga kolona ndajnë qindra qytetarë, të cilët qysh nga ai moment, zhduken në mënyrën më misterioze e për fatin e tyre akoma nuk dihet sot e kësaj dite… Ky tubim që po mbahet sot ka një simbolikë të veçantë sepse kjo dhembje nuk u takon vetëm familjeve, por dëshirojmë të tregojmë se në këtë dhembje por edhe krenari kombëtare, bashkëndjejnë të gjithë qytetarët e Klinës dhe Kosovës. Nga këtu kërkojmë që institucionet relevante, vendore dhe ndërkombëtare, të ushtrojnë presion mbi Serbinë që fati i të pagjeturve të ndriçohet njëherë e përgjithmonë, në mënyrë që kjo plagë të mbyllet nga ata që ia kanë shkaktuar këtë dhembje popullit të Klinës dhe Kosovës të marrin përgjigjen e merituar