Policia publikon pamjet kur kap në flagrancë shoferin në Ferizaj duke tejkaluar në vijë të plotë

Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë një shofer në Ferizaj duke tejkaluar në vijë të plotë një veturë.

Të njëjtit i është shqiptuar një gjobë derisa rasti është incizuar nga policia,

“Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marrë veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” ,” thuhet në një postim në Facebook, ku është bashkëngjitur edhe videoja e mëposhtme.