Vazhdon mbështetja e SHBA-së, edhe 32 milionë dollarë shtesë për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është nëshkruar amandamenti i katërt i Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë,

“Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë”, ka shkruar ajo në Facebook.