Gjenden tri granata dore në kulmin e një shkolle në Deçan

Tri granata dore janë gjetur në kulmin e një objekti të një shkolle të vjetër në fshatin Gramaqel të Deçanit.

Sipas njoftimit të Policisë, njësia patrulluese e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e policisë që i ka tërhequr mjetet e dyshimta pa ndonjë incident.

Rasti ka ndodhur gjatë mëngjesit të së shtunës.

”Fsh. Gramaqel, Deçan 22.07.2023 – 08:00. Derisa ishte duke u bërë rrënimi i një objekti të vjetër të shkollës në kulm janë gjetur 3 granata dore. Njësia patrulluese e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e policisë që i ka tërhequr mjetet e dyshimta pa ndonjë incident.” thuhet në njoftimin e policisë.