Një pjesë e Klinës që nga orët e para të mëngjesit pa energji elektrike, revoltohen banorët

Një pjesë e Klinës nuk ka energji elektrike qysh nga mëngjesi i sotëm.

Banorët kanë thënë për Klina.info se nga ora 6:30 e mëngjesit janë pa rrymë.

Ata madje kanë thënë që kjo gjendje është e pa tolerueshme, me gjithē temperaturat e larta që po mbretërojnë.

Tutja ata shtojnë se gjërat në frigorifer u janë shkrirë tërësisht.

Përmes Klina.info bëjnë thirrje nga KEDS por dhe Komuna, qē sa mē shpejtë të intervenojnë.