Kryetari Zenun Elezaj me Fadil Gashin e Enver Berishën, vizitë zyrtare në Quintro di Treviso, në Itali

Me ftesë të kryetares së komunës së Quinto di Treviso, znj. Stefania Sartori, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashi, dhe drejtorin e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit, Enver Berisha, po qëndrojnë në një vizitë në Itali, respektivisht në Quinto Di Treviso.

“Në këtë takim ku i pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm në Milano, Diamant Kastrati, dhe përfaqësuesi nga komuniteti shqiptar në këtë komunë, Bajram Desku, diskutuam për përvojat e menaxhimit të institucioneve të cilat drejtojmë, sfidat, problemet, sukseset që kemi arritur dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.

E falënderova znj. Sartori për pritjen dhe për ndihmën që ka dhënë shteti i Italisë për Republikën e Kosovës dhe komunën tonë dhe theksova gatishmërinë e komunës së Klinës për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të mundësive e lehtësirave për qytetarët tanë.

Ishte ndjenjë e mirë të dëgjoja nga znj. Sartori për raportet e shkëlqyera institucionale që ka me komunitetin shqiptarë në Itali dhe për sukseset që po arrijnë shqiptarët në Itali e veçanërisht bashkëvendësit nga Klina, duke u bërë udhëheqës të bizneseve të suksesshme atje”, shkruan kryetari Elezaj në njoftimin në FB rreth kësaj vizite.