Sot në sallën e kulturës ‘Jehona e Dukagjinit’ në Klinë u mbajt forum-teatri “Hajde në shkollë”

Nga inciativa “Hajde në shkollë” sot u mbajt njeri nga aktivitetet pra forum-teatri i cili u shfaq në sallën e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.

Në këtë forum-teatër u paraqitën historitë e vërteta të nxënësve të komunës së Klinës të cilet e kanë braktisur shkollën,e gjithë shfaqja pra është përgatitur nga të rinjët e komunës sonë të cilët në mënyrë shumë të mirë dhanë mesazh të qartë publikut që shkollimi është shumë i rëndësishëm dhe nuk bënë të braktiset për asnjë arsye shkollimi.Kjo shfaqje nuk do bëhej pa personat kryesorë të cilët janë : Blinera Gashi e cila është lidere e iniciativës dhe skenariste,Arjon Gashi i cili është regjisor dhe është marrë me pjesën e muzikës.

Emrat e aktorve dhe pjesmarrësve që kontribuan në aktivitet janë:
Majlinda Kelmendi
Blinera Gashi
Arjon Gashi
Dorarta Gashi
Blina Gashi
Elvesa Gashi
Besa Berisha
Rinor Berisha
Ali Azemi
Donjeta Palucaj
Donjeta Cenaj
Erza Gashi
Elsa Millaku
Arianit Gashi

Shpresojmë që do të kemi më shpesh aktivitete të tilla të cilat gjithmonë japin mesazhe të qmuara për publikun/KlinaInfo