LDK tregon se cilat janë qëndrimet e tyre

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas takimit që e pati sot me LVV-në.

Ata kanë treguar se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar as në këtë takim, transmeton Indeksonline.

“Në takimin e sotëm kemi shpalosur qëndrimet tona, tashmë të njohura dhe publike për opinionin. Konsiderojmë që këto qëndrime janë të balancuara për të dy palët dhe që i shërbejnë stabilitetit të qeverisjes së vendit.”, kanë shkruar LDK.

Indeksonline raportoi se edhe në këtë takim dy palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për koalicion.

Nesër do të ketë përsëri takim, por kësaj radhe pjesëmarrës me kërkesë të Albin Kurtit janë edhe ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe Shefja e Misionit të BE-së./klina info

SHARE