Kosova sot mëson kundërshtarët për kualifikimet e evropianit Euro 2024

Në qytetin Frankfurt të Gjermanisë sot do të hidhet shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Pas përfundimit të grupeve në Ligën e Kombeve, ekipet përfaqësuese do të mësojnë edhe kundërshtarët e mundshëm për kualifikime të evropianit.

Përfaqësuesja e Kosovës ndodhet në vazon e katërt nga gjashtë sa janë në total.

Dardanët kërkojnë që më në fund të kenë pak fat në short dhe të jenë në një grup me kundërshtarë më të barabartë për të synuar edhe evropianin.

Kosova ndodhet në vazon e katërt dhe në të njëjtën vazo janë edhe Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Bullgaria, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.

Pra të gjitha ekipet përfaqësuese të lartëpërmendura nuk do të mund t’i bien Kosovës në grup.

Shorti për kualifikimet e evropianit do të hidhet me fillim nga ora 12:00 dhe në Frankfurt tani ndodhen presidenti i FFK-së Agim Ademi si dhe trajneri Alain Giresse.

Vazoja e Ligës së Kombeve (kryesues të grupit A, B, C dhe D): Kroacia. Italia, Holanda, Spanja

Vazo 1: Belgjikë, Danimarkë, Portugali, Poloni, Hungari, Zvicër.

Vazo 2: Austria, Franca, Uellsi, Anglia, Republika Çeke, Serbia, Skocia, Finlanda, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina.

Vazo 3: Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.

Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Kosova, Azerbajxhani, Luksemburgu.

Vazo 5: Estonia, Letonia, Malta, Qipro, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Lituania, Gjibraltari, Bjellorusia, Moldavia

Vazo 6: Lihteinshtajni, San Marino, Andorra