Kosova dhe Zvicra në një grup në kualifikimet për “Euro 2024”

Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e saj në rrugëtimin për Kampionatin Evropian.

Kosova në shortin e hedhur u pozicionua në grupin I, ku do të jetë së bashku edhe me Zvicrën.

E veçanta e kësaj përballje do të jetë se tek kombëtarja helvetike luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.