KFOR: Kontingjenti italian dhuron pajisje për higjienën e objekteve shëndetësore

Dje më 21 shtator 2023, në komunën e Deçanit, kontingjenti italian i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të KFOR-it përfundoi një projekt të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC), i cili konsiston në dhurimin e pajisjeve për pastrimin dhe higjienën e objektet e kujdesit shëndetësor.

Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-W dhe Qendrës Shëndetësore të Deçanit, synon të forcojë kapacitetet e qendrës mjekësore, duke pajisur objektet e kujdesit shëndetësor me pajisje moderne që plotësojnë nevojat e popullatës në lidhje me parandalimin dhe shërimin.

Donacioni bën pjesë te aktivitetet e shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve në Kosovë që kontingjenti italian i zhvillon në baza gjashtëmujore.

Kontingjenti Italian i Forcave të Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.