Sulmohet mjeku në Strellc të Deçanit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se sulmoi një mjek në Strellcin e Epërm të Deçanit.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes derisa viktima ka marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.