Largohet nga puna mbikëqyrësi në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet se mori ryshfet

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna mbikëqyrësin në Qendrën Korrektuese të Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, SHKK bën të ditur se Sh.G., dyshohet se ka gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Vendimi për largim nga puna është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.