Qeveria e Kosovës iu ndanë mjete financiare ish delegatëve të Kuvendit të viteve të 90-ta

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese/elektronike, e 69-ta me radhë, në të cilën ka miratuar disa vendime.

Njëri nga to ishte edhe kompensimi financiar për ish delegatët e Kuvendit në vitet e 90ta.

Kompensimi financiar do iu takojë ish-delegatëve të legjislaturës së vitit 1990 të cilët kanë certifikuar mandatin e deputetit në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës të datës 4 dhjetor 1999, që kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës me datën 2 korrik 1990 dhe me datën 7 shtator 1990 si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.