Tragjedia në Gjakovë, vëllau i viktimës: Djali nga Tropoja ju hyri në dhomë pabesisht në 03:00 të mëngjesit

Dje në mëngjes është raportuar për një vrasje dhe dy persona të plagosur rëndë nga arma e ftohtë – thika.

Një person nga Luzha e Tropojës të hënën në 03:00 të mëngjesit ka vrarë me një thikë burrin e hallës së tij, ka lënduar hallën dhe djalin e tyre.

E vëllau i viktimës, Krist Mula, në një postim ka treguar se si ka ndodhur ngjarja tragjike,

Mula ka thënë se i dyshuari kishte qëndruar disa ditë në shtëpinë e viktimës, dhe sipas tij, pabesisht iu ka hyrë në dhomë vëllaut të tij me ç’rast e ka mytur atë.

Me të dalë nga dhoma, i dyshuari ka plagosur edhe djalin e viktimës i cili është në gjendje të rëndë.

“Miq shok , pas nje tragjedie qe patem dje me daten 7 korrik ne shtepin tone , ku si pasoj e plagve te marra vdiq Vellau i jon Nov, ne moshen 60 vjeqare nga nje i pabes ku ishte duke fjetur ne shtepin e vllaut si nip i mikut te vllaut nga Luzha E Tropojes   Agresori kishte qendruar disa her ne shtepin e vllaut ku ishte pritur si mik i familjes ton pasi ishte Nip i mikut te vllaut pa besisht ju hyri ne dhom ne oren 3 te mengjesit vllaut i mori jeten e kusherires i shkaktoi disa plag , ne te degjuar djali vllaut Marku nje bertim qe po ndodh kishte dal nga dhoma ne koridor dhe me njeher ishte godit me thik ku edhe esht ne gjendje te rend  Agresori me sa duket  kishte qellimin e shfarosjes se familjes , Per kohen e vorimit do ju njoftojme me kohe”, ka shkruar ai./

SHARE