Varroset Nazlije Sherifi, familja nuk pranon se ishte infektuar me COVID-19 (VIDEO)

19 vjeçarja, Nazlije Sherifi, është varrosur të hënën në Mitrovicë.

Vajza që ishte e diagnostifikuar me një sëmundje të veshkave, figuron të ketë vdekur si e infektuar me COVID-19.

Familjarët nuk pajtohen se Nazlija ishte pozitiv në koronavirus, e nuk ishin të pajtimit as me masat shtesë që ishin gjatë procesit të varrimit.

Vëllau i saj, Iliri, raportin e Institutit të Shëndetësisë Publike, e quan të montuar e mashtrim.

Por, në Qendren Klinike Universitare, konfirmojnë se 19 vjeçarja, ka rezultuar pozitiv, dhe është trajtuar si e infektuar.

“QKUK ju konfirmon se rasti në fjalë fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Mitrovicës, pastaj në Klinikën Infektive, ku ishte konfirmuar si COVID pozitiv nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. E njëjta për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte transferuar në Mjekimin Intensiv-Covid, por përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor nuk kishte arritur të mbijetonte.”, thuhet në përgjigjjen e këtij instutucioni.

Familja Sherifi, ka paralajmëruar  se do t’i bëjë publike veprimet që do t’i marrin karshi dyshimeve të tyre.

Për shërimin e saj ishte mbledhur shuma e nevojshme e parave, e madje Valmir Aliçkaj, nga Deçani, kishte dalë vullnetar për ta dhënë veshkën e tij.

Për Nazlijen do të mbahet tre ditë e pame.