“Duel Titanësh”, Konjufca sfidon në shah kampionin e shtatëfishtë

Kohën e lirë e kalojnë duke luajtur shah. Por, për dallim nga ditët tjera, këtë të premte ndryshuan ambientë.

Anëtarët e Shoqatës të së Verbërve zunë vendet në hapësirat e Kuvendit në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Demokracisë.

Gjatë lojës së tyre, këta u sfiduan nga një lojtar i ri.

Tani i njohur për aftësitë e tija në këtë loj, kryetari i Kuvendit u vu përballë kampionit të shtatëfishtë në këtë loj. Provokimet u lëshuan qysh në fillim të lojës.

Por pre e tyre vështirë se binte kryetari i Kuvendit, i cili e ruante qetësinë gjatë gjithë kohës.

Me njërin prej lojtarëve, dolën edhe të njohur.

Për shkak të kohës, loja nuk u përfundua, por kampioni i shtatëfishtë u shpreh se në fund ndoshta edhe do të triumfonte.

“Pata shumë presion, po besoj që e kisha mujt..”

Por si ishte Konjufca si lojtar i shahut?

“Ish shumë i mirë…” Përveq lojës së shahut, në hapësirat e Kuvendit u oganizuan edhe aktivitete të tjera, ku të gjithë të interesuarit patën mundësi të njihen nga afër edhe me punën në Kuvend./