Bekë Berisha kandidat për kryetar të komunës së Istogut

Kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë deputetit, Bekë Berisha.

Kështu ka njoftuar dega e kësaj partie në Istog duke njoftuar se për këtë vendim janë konsultuar edhe me kryetarin, Ramush Haradinaj.

“Pas një konsultimi me kryetarin Haradinaj, jemi pajtuar që deputeti aktual, Bekë Berisha të jetë kandidat për kryetar të komunës në zgjedhjet e ardhshme komunale në Istog” thuhet në njoftim.

Ndryshe, Istogu është bastion i LDK-së dhe vendlindjen e ish-Presidentit Ibrahim Rugova. 20 vjetët e fundit këtë qytet nuk e ka qeverisur askush tjetër përveç LDK-së.