19-vjeçari që u vetëvra në Ferizaj është shtetas amerikan, erdhi në pushime për ta vizituar vëllain

Një rast të vetëvrasjes që ndodhi në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ku një 19-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i një ndërtese në këtë pjesë të qytetit.

Burimet e Sinjalit nga QKUK-ja kanë bërë me dije se 19-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje është Benjamin Gonzales, shtetas amerikan.

I ndjeri për motive ende të panjohura vendosi t’i jap fund jetës derisa po qëndronte për pushime në Kosovë, pasi kishte ardhur për vizitë te vëllai i tij.

Ai është dërguar në Emergjencë pa shenja jete, përkundër ndihmës që ishte tentuar për t’i ofruar në vendin e ngjarjes nga ekipa mjekësore e spitalit rajonal në Ferizaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë kontaktuar me familjen e viktimës dhe të afërmit e tij, që kanë dhënë dëshmi se cili mund jetë shkaku i vdekjes së familjarit të tyre.