BE ndihmon Kosovën me 26.5 milion euro kundër Covid19

Kosova do të ndihmohet nga Bashkimi Evropian në luftën kundër COVID 19 me 26.5 milion euro.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Në këtë njoftim thuhet se shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nënshkruajnë sot një kontratë me vlerë prej 26.5 milion euro.

Kontrata është e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19

SHARE