Ndodh edhe kjo në Gjakovë, në pikë të ditës prehet pisha -VIDEO

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët në vend bëjnë veprime që bien ndeshë me ligjin, duke e dëmtuar edhe mjedisin, sikur janë hedhja e mbeturinave, zjarret, por nuk përjashtohet edhe prerja e qëllimshme e drunjëve.

E një rast i prerjes së drunjëve ka ndodhur në Gjakovë, ku nga pamjet shihet se si një person me një shpejtësi të madhe e pret pishën e madhe të një parking.

E pamjet se si ka ndodhur ngjarja i ka publikuar një qytetar në rrjetet sociale.

Nuk dihet se institucionet përkatëse kanë marrë masa ligjore ndaj këtyre personave.