Shkuan në ekskursion në Gjakovë, nxënësit e shkollës “Faik Konica” dëmtojnë Shpellën e Kusarit

Shpella e Kusarit në Gjakovë është një nga vendet më të vizituara për shkak të bukurisë që mbërthen në vete, por kjo shpellë, së fundmi, është dëmtuar nga nxënësit e shkollës “Faik Konica” nga Prishtina, të cilët kanë shkruar grafite të ndryshme.

‘Fajin’ për të gjitha vizatimet e shkrimet, e mori mësimdhënësja e tyre, Pajtesa Doli, e cila u kërkoi falje kolegëve të saj nga Gjakova duke dërguar letër në Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë.

Jam Pajtesa Doli, mësimdhënëse në SHFMU “Faik Konica”.  Kemi qenë në vizitë në Shpellën e Kusarëve në Gjakovë. Çdo gjë po shkonte mirë. Kur erdhi koha që të niseshim, vërej që mungon njëri nxënës. Nxitova menjëherë për ta gjetur. Ai ishte larguar që të bënte fotografi. Në ato momente me kaploi një shqetësim i madh, gjë që nuk e kam vënë re se ka pasur dëme (përreth). Por, ditën e premte, pashë (në rrjete sociale, medie) që po qarkullonin foto dhe se ata ishin fëmijët tanë. Për më shumë (detaje, sqarime), do të doja të takohesha me ju, nëse është e mundur, ditën e hënë. Ju kërkoj falje në emrin tim, të fëmijëve dhe të prindërve të tyre”, thuhet në letrën e Dolit që e dërgoi në Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë.

SHARE