Në fundjavë rikthehet Superliga, na pret super derbi

Në fundjavë pritet të filloj stinori pranveror i Superligës së Kosovës në futboll.

Java e 18-të do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën me gjashtë ndeshjet e parapara për këtë xhiro.

Derbi më i madh në vendin tonë ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00.

Këto janë gjashtë ndeshjet që zhvillohen në fundjavë:

E shtunë

Ballkani vs. Drenica 13:00
Prishtina vs. Vushtria 13:00
Ferizaji vs. Feronikeli 13:00

E diel

Drita vs. Gjilani 13:00
Flamurtari vs. Trepça ’89 13:00
Dukagjini vs. Llapi 13:00