AAK mbetet pa një asambleiste në Komunën e Prishtinës

Fiknete Bejta i ka ndarë rrugët me AAK-në. Ish anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishte aderuar në AAK, tani është larguar edhe nga partia e Ramush Haradinajt.

Bejta ka publikuar në Facebook se është asambleiste e pavarur në Komunën e Prishtinës.

Ftohja e raporteve me AAK-në ishte vërejtur javëve të fundit me disa postime në Facebook ku Fiknete Bejta kishte kritika tërthorazi për partinë e saj