GOOOL! Dukagjini barazon rezultatin ndaj Prishtinës

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit do të jetë i fundit për këtë të shtunë (20 qershor) në kuadër të javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll,

Dy skuadrat kanë qëllime diametralisht të kundërta, pavarësisht që statistikat mund t’i kenë të barabarta nga përballjet e pasluftës.

Prishtina kërkon që ta shkurtojë diferencën e pikëve me skuadrën kryesuese Dritën, ndërkohë Dukagjini luan për nderin e “Hithave”.

Gazeta “Sheshi” do ju mbajë të informuar nga ky takim me më të rejat e fundit:

? LIVE

? Prishtina – Dukagjini 1-1

♻ 45′ Zëvendësim te Prishtina: Ahmet Haliti inkuadrohet në lojë në vend të Diar Miftarajt.

? 45′ Diar Miftaraj (Pri) detyrohet ta braktisë fushën e lojës për shkak të një lëndimi.

⚽ 44′ Goool.. Altin Merlaku (Duk) gjuan me kokë pas harkimit të Jeton Dushit dhe realizon për 1-1.

⏱ 35′ Ahmed Januzi (Pri) gjendet në një pozitë fantastike për të shënuar, por Altik Muhaxhiri i’a mohon golin.

⚽ 30′ Goool… Otto John (Pri) gjendet bukur brenda zonës dhe gjuan me kokë për të realizuar 1-0.

⏱ 25′ Ardit Hila (Pri) godet shtyllën pas një goditje të bukur me kokë.

⚠ 20′ Leutrim Bekteshi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

⚠ 20′ Erblind Mulaj (Duk) ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ 15′ Armend Thaqi (Pri) godet transversalën nga goditja e dënimit.

⏱ 12′ Ahmed Januzi (Pri) gjuan pranë portës.

⚠ 02′ Armend Dallku – Kryetrajner i FC Prishtinës ndëshkohet me karton të verdhë!

⏱ Starton ndeshja!

? Formacionet zyrtare:

? Prishtina: Bekaj, Thaqi, Miftaraj, Bekteshi, Bardhoku, Boshnjaku, Zyba, Hila, Korenica, John, Januzi. ?‍? Kryetrajner: Armend Dallku.

? Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basriu, Syla, Mustafa, Dushi, Doshlaku, Palushaj, Mulaj, Milicaj, Merlaku. ?‍? Kryetrajner: Severin Elezaj

⚖ Gjyqtarë: Gramos Shala, Imran Kabashi, Hekuran Osmani, Shpëtim Murtezi

? Stadiumi: “Fadil Vokrri” – Prishtinë