Bie në bunar, vdes burri nga Skënderaj

Një person ka vdekur si pasojë e rënies në një bunar, bën të ditur Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur në fshatin Izbicë të Skenderajt pasditen e së hënës, derisa Policia bën të ditur se dyshohet që viktima ka rënë në bunar.

Raporti i plotë:

“Viktima mashkull K/Shqiptar me (aftësi të kufizuara mentale) dyshohet se ka rënë në një pus (bunar) dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.

Sipas Policisë, njësitet përkatëse  policore kanë dalë në venin e ngjarjes, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

SHARE