Vranësira dhe intervale me diell, moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme”, ka bërë të ditur IHK.