Kandidatja për deputete nga Klina, Dr. Filloreta Berisha mori pjesë në prezantimin e programit të LDK-së nga Avdulla Hoti

Sot, kryeministri në detyrë, njëherit kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar programin e partisë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 Shkurt,shkruan Klina.info.

Në këtë ngjarje morën pjesë, anëtarë e kandidatë për deputëtë, me të cilën LDK synon të qeverisë vendin.
Në mesin e tyre, ishte edhe kandidatja për deputet nga Klina, Dr. Filloreta Berisha.
Kujtojmë që Berisha është një profesioniste shëndetësore, një grua me një përgatitje të lartë arsimore dhe mjaftë e vlerësuar./Klina.info/

SHARE