Banorët e Caravikut të Klinës në rrezik nga rrjeti elektrik, KEDS nuk reagon

Banorët e fshatit Caravik të Klinës po vazhdojnë të kenë probleme me rrjetin elektrik.

L. J., banor i fshatit, ka dërguar në redaksinë e Gazetës Inzoom fotografi ku shihet shtylla elektrike e mbështetur për muri nga e cila janë të rrezikuar banorët.

Ai ka theksuar se megjithëse ka bërë kërkesë në KEDS për rregullimin e kësaj shtylle elektrike, KEDS vetëm ka bërë përgatitjen për vendosjen e shtyllës së re, por më pas nuk është vendosur shtylla.

“Jam pagues i rregullt i energjisë elektrike. Jemi të rrezikuar nga një shtyllë elektrike që është afër shtëpisë dhe të cilës i kemi vendosur disa shtylla pasi ka qenë rrezik të rrëzohet. KEDS ka hapur një gropë për vendosjen e shtyllës elektrike, por shtyllën nuk e kanë vendosë. Kemi bërë kërkesë, por nuk kanë ndërmarrë asgjë”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se KEDS ka bërë ndërrimin e disa shtyllave elektrike në fshat, por jo edhe këtë.