Rusia thotë se po tërheq forcat ushtarake afër Ukrainës

Rusia ka thënë se kishte filluar të tërhiqte më shumë tanke dhe automjete të tjera të blinduara nga zonat afër kufirit të Ukrainës, pas zhvillimit të lojërave luftarake.

“Një tjetër tren ushtarak që transportonte personel dhe pajisje ushtarake që i përkisnin njësive të ushtrisë tanke të distriktit ushtarak perëndimor u kthye në bazat e tyre të përhershme në rajonin e Nizhny Novgorod pas përfundimit të stërvitjeve të planifikuara”, tha ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë, shkruan Aljazeera.

Më vete, ai tha se 10 avionë luftarakë u tërhoqën nga gadishulli i aneksuar nga Moska.