Kurti: Ikja e të rinjve, po na shqetëson

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar largimin e të rinjve nga Kosova.

Kurti thotë se kjo është një ndër gjërat që më së shumti e shqetëson.

“Është e vërtetë se një ndër gjërat që na shqetëson më shumë është ikja e të rinjve. Kjo ka vazhduar nga viti në vit, ndonjëherë më pak ndonjëherë më shumë. Për bindjen time, mungesa e punësimit dhe sidomos e punësimit në profesionin e caktuar të të riut ka ndikuar që ata të emigrojnë nga vendi ynë. Besoj që dy gjërat që ne po përpiqemi ta mbajmë rininë tek ne është luftimi i krimit dhe korrupsionit që ta rrisim besueshmërinë në institucione korrekte e të drejta”.

Kujtojmë se vetëm gjatë muajit janar, 48 mijë qytetarë të Kosovës aplikuan për viza pune në vendet evropiane.