Iu dha lamtumira e fundit ushtarit të UÇK-së, Jahë Baleci

Në varrezat e dëshmorëve në Grabanic të Klinës, sot iu dha lamtumira e fundit, ushtarit të UÇK-së, Jahë Baleci,Shkruna Klina.info/

Në varrim morën pjesë familjarë, miq e bashkëluftëtarë të Jahës.

Ndërsa, Dega e OVL UÇK-së me kryetar Hajdin Balaj, vendosën edhe kurora me lule, derisa u fol për veprën dhe trimërinë e Balecit.
Ndër të tjera u tha se trimëria dhe sakrifica e Jahës do të mbetet përherë jo vetëm në kujtesën tonë, por edhe në faqet e historisë./Klina.info/