Thyhen katër vetura brenda natës në komunën e Klinës

Vjedhjet vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Klina.info mëson se mbrëmjen e së premtës janë thyer katër vetura në komunën e Klinës.

Nga burimet tona bëhet e ditur se dy vetura janë thyer në Lagjen Perlina në Klinë dhe dy në fshatin Zajm.

Apelohet tek pasagjerët që mos të lënë çanta apo gjëra me vlerë në veturat e tyre.