Gjendet pa shenja jete një person në pyll në Lubozhdë të Istogut

Një person është gjetur pa shenja jete në pyll në fshatin Lubozhdë të Istogut.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së,

“Viktima mashkull kosovar nga familjarët është gjetur në pyll pa shenja jete , vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.