Nga shkurti i vitit 2019 e deri më sot, në Kosovë u raportuan 2080 raste të pickimeve nga rriqrat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë për pesë muaj, 2080 kosovarë janë pickuar nga rriqrat.

Sipas IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve të pickimit të rriqrat është në komunën e Malishevës me gjithsej 837 raste. Tutje është Suhareka me 376, Klina 187, Rahoveci 118 raste dhe komunat e tjera me numër më të vogël të rasteve, transmeton Insajderi.org

IKSHPK dhe komunat endemike apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,

2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,

3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),

4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,

5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,

6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,

7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),

8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,

9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

SHARE