Përgjigjet Kurti: Ku është Gjonbalaj që i premtoi 50 milionë euro investime në Kosovë

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, ka folur për Gazmend Gjonbalajn i cili para zgjedhjeve dha një premtim shumë të madh.

Gjonbalaj i premtoi 50 milionë euro investime në Kosovë nëse Albin Kurti do të bëhej kryeministër.

E Kurti tha se për këtë çështje duhet të pyetet më mirë vetë ai, shkruan gazeta inFokus.

“Është mirë ta pyesni atë, e falënderoj për gatishmërinë e jashtëzakonshme. Gazmend Gjonbalaj ka qenë nxënës shumë i mirë”, tha Kurti në Rubikon.

Kjo është video e plotë e Gjonbalajt:

Gazmend Gjonbalaj do të kthehet

M'u bë shumë kohë pa u parë me Gazin. Fitorja jonë e risjell atë në Kosovë. Do të bëjmë çmos ta kthejmë trurin në atdhe.

Posted by Albin Kurti on Monday, September 30, 2019