Sekretari organizativ i PDK-së në Malishevë, hedhë poshtë zërat se kanë bërë koalicion me NISMA-n Socialdemokrate

Sekretari Organizativ i PDK-së në Malishevë, Ruzhdi Kryeziu përmes një postimi në FB ka ndarë opinionin e tij, sipas tij me shkas duke hedhur poshtë zërat se PDK dhe NISMA Socialdemokrate kanë bërë koalicion në Malishevë.

Ky është postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Përshendetje ju shoqëri e rrjetit social Facebook, përmes kësaj platforme dua të ndaj me ju një opinion timin dhe arsyeja e këti opinioni është me shkas!
Sot isha në zyret e qendrës civile në Malishevë për nxjerrjen e disa dokumentve përsonale, dhe dorën n’zemër kam respekt të veqant për atë staf bëjnë pritje me plot respekt dhe punë efikase.
Në muhabet e sipër me ta njëri prej tyre më thot urmie kualicioni dhe drejtori nga radhat e PDK-së ,
Me mirsjellje dhe si informatë për ta ia ktheva PDK në Malishevë nuk ka kualicion me askënd mund të jenë individ ish simpatizant qe ju kan bashkangjitur Nisma Per Kosoven në Malishevë për interesa të vetme përsonale dhe biznesore ju garantoj se nuk ka ndonjë kauz tjetër dhe nuk përfaqsojnë PDK-në Malishevë .
Dhe ndër të tjera ju thash se unë si anëtarë i kryesisë dhe si sekretarë organizatvë dhe të gjitha strukturat e Partisë Demokratike në Malishevë nga kryetari i degës e deri tek antari i fundit nuk do të lejojmë që individ të ndryshëm të dhirren në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Malishevë siq janë thirrur në vitin 2013 për interesa klanore , keqpërdorimeve dhe hajnisë.
Me respekt: Ruzhdi Kryeziu